Tregu i sigurimit të shëndetit i shtetit të Nju-Jorkut (NY State of Health) ka një shumëllojshmëri materialesh për t'i ndihmuar individët dhe familjet, pronarët e bizneseve të vogla dhe punonjësit e tyre të kuptojnë se çfarë ofron tregu dhe se si funksion ai. Nëse keni nevojë për ndihmë ose dëshironi shërbime interpretimi falas, kontaktoni qendrën tonë të shërbimit të klientit në numrin 1-855-355-5777 (TTY 1-800-662-1220). Ju ofrohet ndihmë falas edhe nëse keni vështirësi në dëgjim ose shikim.